Krizë e re në Lindjen e Mesme: Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet me Katarin

Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti sot (të hënën) në mëngjes deklaruan se kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre me Katarin.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se pas vizitës së Donald Trump, presidentit të Amerikës në Arabinë Saudite dhe nënshkrimin e kontratave të reja për armatime mes Uashingtonit dhe Riadit, si dhe pas fjalës së Donald Trump në takimin e Riadit, mosmarrëveshjet mes Katarit dhe Arabisë Saudite u bënë publike. Riadi zyrtar deklaroi se ka ndërprerë marrëdhëniet e tij me Katarin për ta mbrojtur Arabinë Saudite përball terrorizmit. Arabia Saudite gjithashtu, ka mbyllur kufijtë e saj detar, tokësor dhe ajror me Katarin dhe u ka dhënë ultimatum katariotëve me qëndrim në Arabinë Saudite që brenda 14 orëve të largohen nga territori i këtij vendi. Bahrejni, gjithashtu, akuzoi Katarin për mbështetje ndaj terrorizmit dhe për ndërhyrje në punët e brendshme të Bahrejnit dhe u ka dhënë ultimatum përfaqësuesve diplomatikë të Katarit që brenda 48 orëve të largohen nga territori i këtij vendi. Pas Bahrejnit, edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë bërë të ditur ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të tyre me Katarin dhe akuzuan këtë vend për destabilizimin e rajonit. Marrëdhëniet e Arabisë Saudite, Bahrejnit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjipti me Katarin janë tensionuar në masë të madhe ditëve të fundit për shkak të publikimit të një lajmi të bazuar në deklaratat e Sheik Tamim bin Hamd Ale Thani, emirit të Katarit. Emiri i Katarit kishte thënë se Irani është një faktor me peshë rajonale dhe islame i cili nuk mund të anashkalohet, prandaj vendi i tij do të ruajë marrëdhëniet e mira në të njëjtën kohë edhe me Amerikën dhe me Iranin. Shik Tamim bin Hamd, gjithashtu, Hezbullahun e Libanit e ka quajtur lëvizje të rezistencës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne