Rajoni

Kroaci, hapen të gjitha vendvotimet për zgjedhejet presidenciale

Në ora 7:00 të mëngjesit janë hapur të gjitha qendrat e votimit në mbarë Kroacinë për zgjedhjet presidenciale, në të cilat mbi 3,8 milionë votues të regjistruar do të përcaktohen për njërin nga 11 kandidatët që kanë arritur të sigurojnë mbi 10 mijë nënshkrime.

Sipas shumicës së anketave, votuesit kroat favorizojnë katër kandidat presidencialë: Kolinda Grabar-Kitaroviç, Zoran Millanoviç, Mirosllav Shkoro dhe Misllav Kolakushiç, me parashikimet se në raundin e parë asnjëri nga kandidatët nuk do të arrijë të marrë shumicën e votave.

Numri i përgjithshëm i votuesve për këto zgjedhje presidenciale është 3.854.747, që është 75.466 më shumë sesa në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014. Arsyeja e kësaj rritjeje është regjistrimi automatik i të gjithë votuesve në diasporë që mbajnë kartë identiteti të vlefshme dhe nuk kanë vendbanim në Kroaci.

Ministria kroate e Administratës ka raportuar se numri i votuesve me vendbanim në Kroaci për këto zgjedhje presidenciale është 3.677.904, që është për 93.049 më pak se në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, ndërsa 176.843 votues janë në diasporë pa vendbanim në Kroaci./AA

OPINIONE

INTERVISTA