Kryebashkiakët e PD-së nuk ka asnjë shans që ti lëshojnë zyrat

Pak ditë na ndajnë nga konstituimi i këshillave të rinj të bashkive në të gjithë vendin me të zgjedhurit e rinj të 30 Qershorit, por opozitarët shprehen të vendosur për të mos liruar zyrat.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive që drejtohen nga të zgjedhurit e PD-së mbi këtë çështje, ndërsa në përfundim, Xhelal Mziu u shpreh se nuk ka asnjë shans që të lirojnë zyrat.

Nuk kishte zgjedhje më datë 30 qershor. Ne do vazhdojmë punë deri në zgjedhjet e reja. Nuk ka asnjë shans” të lirojnë zyrat, deklaroi ai.

Opozita ka depozituar disa padi duke pretenduar pavlefshmërinë e zgjedhjeve, pasi data 30 Qershor u zhdekretua nga Presidenti Meta duke mos njohur procesin.

Por, zgjedhjet janë certifikuar dhe njohur nga ndërkombëtarët, SHBA dhe BE-ja kanë kërkuar që kryetarët e rinj të bashkive të nisin sa më shpejt punën./shqiptarja

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne