Shqiperia

Kryebashkiakja e Shkodrës paralajmëron: Do të kemi sërish situata “të nxehta” politike

E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në “News 24”, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, paralajmëroi se do të kemi sërish situata të nxehta politike në vend. Sipas Ademit, qytetarët kanë dhënë mesazhe të forta për opozitën.“Është një cështje që vijon të rëndohet. Do të kemi sërish situata të nxehta mesa duket. Mesa duket do të shohim prap, duket se nuk e kemi arritur fundit. Janë mesazhe të forta ato që kanë dhënë njerëzit, e do të na mbajnë në këtë ‘luftë’”, -u shpreh Ademi.

Ndër të tjera, kryebashkiakja komentoi edhe padinë e depozituar në Gjykatën Kushtetuese për “antikushtetuetshmërinë” e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

“Ne e kemi dëgjuar me shumë vëmendje raportin paraprak të 30 qershorit, e kujtoj edhe këtu që një ndër shënimet që ata bëjnë, është që ne duhet të gjejmë zgjidhje brenda institucioneveve, dhe në këtë rast duhet të shohim gjithnjë mundësinë për dritë në fund të tunelit. Në këtë rast është kushtetuesja që mund ta bëjë këtë. Për momentin ne nuk e kemi funksionale, por pas diskutimeve, është i vetmi institucion që mund të cojë në zgjidhjen. Pavarësisht se kërkon kohën e vet, është një proces i gjatë, unë e shoh si mënyrën që duhet të ndjekim. Ajo që kemi bërë në kohë është konsultimi i mirë, pasi nuk kemi një precedent më parë.” –theksoi Ademi, ndërsa  u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR nuk flet për zgjedhje./lapsi

OPINIONE