Shqiperia

Kryemadhi: 33 zv/ ministrat e Ramës përfaqësues të oligarkëve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat në qarkun e Durrësit, ndërsa ka lëshuar akuza të forta për policinë e shtetit për zgjedhjet e 25 qershorit.

LSI Durrës përjetoi terrorin më të madh gjatë fushatës, por arriti ndër rezultatet më të mira në Shqipëri. Strukturat e shtetit u bën njësh me bandat dhe krimin e organizuar.

Ne zgjodhëm të ishim në opozitë, sepse nuk mund të bëheshim njësh me krimin. Sot Shqipëria drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar. Kemi përballë dy rruge: të bashkëjetojmë me llumin dhe krimin që po instalon Edi Rama, apo te zgjohemi dhe të sensibilizojmë njerëzit”.

Kryemadhi komentoi edhe emërimet e 33 zv/ ministrave dje nga Rama, të cilët i cilësoi si përfaqësues të oligarkëve për të mbrojtur interesat e tyre.

Edi Rama jo vetëm rrezik kombëtar, por edhe rajonal. 33 zv.ministra ne qeveri? Rama vërtetoi shprehjen qeveri e vogël, korrupsion i madh. 33 zv.ministrat nuk janë socialistë, por përfaqësues të oligarkëve për të mbrojtur interesat e tyre.

Ne duam të sjellim risi dhe ti japim fund kësaj tradite. Opozita jonë e bazuar te alternativa. Ne nuk duam të përfaqësojmë grupe interesi te mafiozeve dhe oligarkëve, por grupe interesi që lidhen vetëm me interesat e drejtpërdrejta të qytetareve. Edi Rama sulmon njerëzit e thjeshtë, sepse i urren dhe ka neveri per ta” deklaroi ajo.

OPINIONE