Kryemadhi: Meta nuk ma kishte treguar SMS-në e Ramës, por…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se Ilir Meta nuk ia kishte treguar mesazhin ku Edi Rama i shkruante se “LSI-ja nuk do të ekzistonte, ndërsa Lulzim Basha nuk do të ishte më kryetar i PD-së”. Gjatë një takimi me strukturat e partisë së saj, Kryemadhi u shpreh se po të ishte LSI-ja në zvogëlim, kryeministri Rama do hynte në zgjedhje normale.

“E dëgjuat edhe mesazhin? Mua me thënë të drejtën nuk ma kishte treguar Ilir Meta. I thashë që më ka ngelur pak hatri, se duhet të më kishe thënë se të ka çuar ndonjë mesazh, se ka vënë në dyshim aftësitë e mia organizative, meqenëse të ka thënë që kur do të mbarosh mandatin e Presidencës nuk do të gjesh më LSI.

Unë i thashë Metës: “Kur të mbarosh mandatin e Presidencës, bëhu gati që të hymë të dy në garë që të shikojmë se kush do fitojë”.

Ajo që është shumë e çuditshme është se si Edi Rama kishte parashikuar në 2017 se Lulzim Basha nuk do ishte më kryetar i PD-së, se nuk do të kishte më LSI. Çuditërisht LSI-ja u shtua çdo ditë edhe më shumë sepse fallxhore unë, fallxhor Edi Rama, por unë jam fallxhore që më dalin fjalët, por atij nuk i dalin fjalët.

Lulzim Basha vazhdon të jetë kryetar i PD-së, LSI-ja vazhdon të rritet sepse po të ishte LSI-ja e zvogëluar, ai do të hynte në zgjedhje normale, por pikërisht sepse ka vetëm 10%. Unë nuk them se 80% janë LSI dhe PD sepse nuk ka shanse të jenë. Nuk jemi të gjithë një mendim, por mund të them që mund të merret me rezultatin e 2017, ku ai përdori mbi 80 milion euro”, – tha ajo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne