Kryemadhi sulmon ashpër Bashën dhe Ramën: Të paaftë

Nga konventa e LSI-së Monika Kryemadhi nuk ka nguruar pa ironizuar dy krerët e forcave më të mëdha politike në vend. Ajo është shprehur se si Rama dhe Basha u ulën pas 70 ditësh krizë politike por dolën pa një zgjidhje.

As mos e çoni ndermed që do të flas për politikën e madhe. Nuk do të flas për politikën e madhe që na lodhi kaq shumë kohë. Çfarë mund të presësh nga këta që pas 70 e kusur ditëve krizë, ulen dhe dalin pa një zgjidhje?

Edhe sot e patë se si kjo politike peng i interesave dhe paqartësive nuk arrit ta zgjidhi krizën. Prej kaq shumë javësh edhe me gjithë kontributin e palodhur të LSI-së, dy partitë e vjetra nuk arritën dot ti japin zgjidhje ngërçit politik dhe pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje e qershorit.

Kjo paaftësi e burrave që shqiptarët i shohin si zotër të fateve të tyre duhet të na bëjnë ne më të përgjegjshëm për të qenë faktorë stabiliteti në vend.

Politikanët të cilët e kanë shndërruar këtë vend në arenën e përplasjeve pa mbarim dhe që po e rrënojnë ekonomikisht, LSI-ja duhet të jetë garanti i stabilitetit. Me kontributin tonë në këtë situatë të vështirë politike ne i dhënë Shqipërisë Presidentin e ri” tha Kryemadhi./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne