Kryeministrat shqiptarë në “luftë”/ Rama, Haradinajt: Lopë!/ Haradinaj, Ramës: Kanabist!

Këshilltari politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet ofendimit të Edi Ramës, i cili i quajti lopë udhëheqësit kosovarë.

Halil Matoshi, pavarësisht se fillimisht nuk e komentoi deklaratën e kryeministrit shqiptar, tash po i thotë atij se nuk është mirë as mbjellja e kanabisit.

“S’bân me e derdhë tamlin por as me mbjellë kanabis”, ka shkuar në Facebook, Halil Matoshi.

Edi Rama, zgjodhi lopën, për ta shprehur atë që, sipas tij, kanë dashur ta bëjnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj me tentimin për ta shfuqizuar Specialen, shkruan syri.net.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama në “Real Story” të Vizion Plus-it.

Halil Matoshi, këshilltar politik i Ramush Haradinajt, më herët deklaroi shkurtimisht për Express se Qeveria nuk i komenton deklaratat mediatike të kryeministrit shqiptar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne