Bota

Kryeministri britanik me koronavirus, qeveria britanike: Boris Johnson është mirë, reagon ndaj ilaçeve që i janë bërë

Boris Johnson kaloi natën e tretë në spital. Kryeministri britanik ndodhet ende në terapi intenvise në spitalin, St Thomas Hospital në Londër por ai ka reaguar mirë ndaj medikamenteve që i janë bërë.

Kështu ka bërë me dije një zëdhënës i DoWning Street, cili tha se kryeministri është mirë por akoma nuk është gati për t’iu kthyer punës.

Boris Johnson vazhdon ai më tej është i vetëdijshëm dhe mund të komunikojë. Johnson është shtruar në spital më 5 prill, për shkak të simptomave të vazhdueshme të sëmundjes, ndërsa të hënën mbrëma është transferuar në kujdes intensiv.

Mbretëresha britanike, Elizabeth II, i ka dërguar mesazh familjes dhe partneres së tij, duke thënë se ata janë në mendimet e saj./BW

OPINIONE

INTERVISTA