Kryeministri Hoti dhe Vuçiç përballë sot në Samitin virtual të Ballkanit Perëndimor

Ashtu siç ishte parashikuar, Këshilli Atlantik do të mbajë sot një samit virtual me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç. Shtetet pjesëmarrëse janë Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Në njoftimin e Këshillit thuhet se folësit kryesorë do të jenë, Avdullah Hoti, Aleksander Vuçiç, Stevo Pendarovski, Zoran Tegeltija dhe Dragica Sekulic. Po ashtu mësohet se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për veprime praktike për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal ekonomik, njofton KP.

“Këta hapa konkretë do të ndihmojnë rajonin të dalë nga ndikimi shkatërrues i COVID-19 me mundësi më të mëdha të zhvillimit ekonomik. Kjo marrëveshje do të tregojë përkushtimin e udhëheqësve për të nxitur rritjen ekonomike duke ndjekur lëvizjen e lirë të mallrave, personave dhe shërbimeve përtej kufijve të rajonit. Masa gjithashtu do të vërë në lëvizje një plan të rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përshpejtimin e vendosjes efektive të fondeve të rimëkëmbjes nga COVID-19″, thuhet në njoftim./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne