Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka akuzuar “Universitetin e Sorosit” që vepron në Hungari për shkelje të ligjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në fjalimin javor në radion shtetërore të Hungarisë në lidhje me zhvillimet e fundit, Orban ka pohuar se shumë universitete ndërkombëtare që veprojnë në Hungari, përfshirë edhe Universitetn e Evropës Qendrore (CEU) që financohet nga George Soros, kanë shkelur ligjet.
“Sipas një hulumtimi të realizuar nga Ministria e Arsimit, shumë universitete ndërkombëtare shkelin ligjet. Këtu përfshihet edhe ‘Universiteti i Sorosit'”, ka thënë Orban.