Bota

Kryeministri i Irakut paralajmëron për planin e referendumit të Kurdistanit të Irakut

Kryeministri i Irakut ka paralajmëruar në lidhje me përpjekjet e rajonit të Kurdistanit të këtij vendi për organizimin e referendumit për pavarësinë e këtij rajoni.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Hejdar Ebadi ka hedhur poshtë mundësinë për çfarëdo ndaje të rajonit të Kurdistanit duke e cilësuar atë në dëm të këtij vend dhe ka theksuar ruajtjen e tërësisë dhe integritetit territorial të Irakut. Hejdar Ebadi vuri në dukje deklaratat e Masud Barzanit, kryetarit të rajonit të Kurdistanit të Irakut, në lidhje me organizimin e referendumit për pavarësinë e këtij rajoni në një të ardhme të afërt dhe kërkoi nga liderët kurdë që të mos i vendosin autoritetet e këtij vendi në një pozitë të turpshme./ PT

OPINIONE

INTERVISTA