Kryeministri i Irakut zhvillon një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit

Kryeministri i Irakut, Adil Abdulmehdi zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Abdukmehdi bëri të ditur se forcat e sigurisë kanë marrë gjendjen në kontroll dhe qeveria ka paraqitur një paketë reforme për ti përgjigjur kërkesave të protestuesve.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo theksoi besimin tek Iraku dhe u shpreh se mbështet përpjekjet e vendit të tij për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në Irak.

Bagdadi dhe disa qytete jugore të Irakut që nga data 1 tetor e këndej, janë bërë skenë e protestave kundër qeverisë për “papunësi, korrupsion dhe mungesë të shërbimeve publike”.

Si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë në protestat kundër qeverisë, janë vrarë 104 vetë dhe janë plagosur mbi 6 mijë të tjerë./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne