Kryeministri i Malajzisë këshillon të rinjtë të fitojnë përvojë pune në Turqi

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, i këshilloi studentët të fitojnë përvojë pune në Turqi.

Në një adresim në Melakka, Mahathir tha se mënyra e re e jetës dhe vlerat që miraton Perëndimi janë duke prishur shoqërinë.

“Ka nga ju që ndjekin këtë mënyrë jetese. Nëse imitojmë vlerat e Perëndimit, përsëri do të vijmë në gjendjen e kolonisë. Jini krenarë për vlerat që ka Lindja”, këshilloi Mahathir.

Ai gjithashtu iu referua vizitës së tij në Turqi muajin e kaluar, gjatë së cilës ai vuri në dukje zellin e popullit turk.

“Rritja në Turqi është më e mirë se ajo në Malajzi. Njeriu turk është ai që këtë e ka bërë të mundur”, tha Mahathir.

Ai beson se rritja e Turqisë mund të jetë një shembull për të tjerët.

“Brezat e rinj duhet të shkojnë në Turqi, të mësojnë turqishten dhe pasi të punojnë atje për dhjetë vjet, të kthehen këtu. Unë besoj se kjo do të sjellë një ndryshim në Malajzi”, tha Mahathir.

Ai gjithashtu shprehu dëshirën që të rinjtë çdo problem në vend ta shohin si të vetin. Ai theksoi se është e rëndësishme që të rinjtë të rriten me dashuri për atdheun dhe ndjenjën e përkatësisë, sepse karakteri i rinisë do të pasqyrojë karakterin e njerëzve në të ardhmen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne