Kryeministri i pari, LGBTIQ pas tij!

Nga Dritan Kaba

Shumë çuditen me propagandën, që sot “kokat” e LGBTIQ po bëjnë sot me fëmijët!

Unë nuk çuditem aspak.

Shembullin e parë e ka dhënë Kryeministri në një shkollë në Strum të Fierit.

Iku deri atje për të bërë pikërisht këtë foto, për t’i hapur rrugë propagandës së kësaj shoqate në shkolla.

Në atë kohë nuk pati asnjë reagim, megjithëse skandali ishte shumë i madh. Për këtë rast atë kohë shkrova:

24,Nëntor 2017 ·

KRYEMINISTRI QË I URREN SHQIPTARËT

Provokon familjet shqiptare me këtë skandal që kalon çdo kufi.

Kjo foto skandaloze tregon edhe njëherë çmenduritë e këtij njeriu. Vendos në shkolla publike simbolet e LGBT, në klasat e 6 ose 7 vjeçareve. I vesh vajzat si djemtë, për ti ngulitur në subkoshiencën e tyre homoseksualizmin që fëmijë. Prindërit e kësaj shkolle “7 dëshmorët”, Roskovec, duhet të ikin dhe të shkulin simbolet nga klasat e fëmijëve të tyre, nëse duan që të rriten si njerëz normalë.

Por Kryeministri hallin e ka gjetiu do të bëjë çdo gjë vetëm të largojë vëmendjen nga skandali që e ka zënë, atë të drogës.

Ky njeri është kundër Familjes, Kombit dhe Zotit!

Sa më parë të largohet, aq më të sigurtë do rriten fëmijët në këtë vend.

Mbrëmë kishte statuse, meme dhe komente për Festivalin Evropian, por sot nga që e kanë ndjekur deri vonë këtë event janë në gjumë!

Kur të zgjohen do kenë mësuar që fëmijët e tyre po përdoren si kavie eksperimentale për propagandën e LGBTIQ.

Dhe sot kjo foto provokuese për familjet shqiptare ka dy qëllime: atë të gjithmonshmin, për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga skandalet e Rilindjes. Në këtë rast nga akti skandaloz i Gjykatës mbrëmë, kur ajo që ishte parashikuar ditë më parë nga Monika Kryemadhi, ndodhi. Masa me arrest shtëpie për Tahirin. E dyta për të krijuar në të ardhmen, një rini pa identitet.

Të dyja shumë të rrezikshme.

Nuk kam asgjë kundër ndaj personave që i përkasin këtij grupi. Ata janë të lirë në zgjedhjet e tyre, por përdorimi i fëmijëve është sa cinik aq edhe kriminal.

Ndaj duhet sa më shpejt që shqiptarët të zgjohen nga “ëndrra” e festivalit dhe të reagojnë./ syri.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne