Kryeministri irakian arrin në Basra për zbutjen e demonstratave

 Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, mbërriti në Basra me shpresë për të frenuar valën e demonstratave popullore që ka kapluar këtë provincë jugore që nga fillimi i korrikut.

Sipas një deklarate nga zyra e Abadit, kryeministri arriti në Basra herët gjatë ditës së sotme duke kryesuar një delegacion të madh.

Një burim i afërt me Këshillin e Ministrave të Irakut tha për AA se gjatë qëndrimit në Basra, Abadi dhe anëtarët e delegacionit të tij shpresojnë të mbikqyrnin zbatimin e disa rezolutave të qeverisë që synojnë zbutjen e trazirave popullore.

Sipas burimit, Abadi është duke u shoqëruar në vizitën e tij nga disa zyrtarë të lartë qeveritarë, duke përfshirë ministrin e informacionit, atë të mbrojtjes, të brendshëm, të shëndetësisë dhe atë të burimeve të ujit.

Anëtarët e delegacionit, tha i njëjti burim, shpresojnë të mbikëqyrin drejtpërdrejt nisjen e disa projekteve të reja në Basra që kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve publike.

Që nga 9 korriku, provincat qendrore dhe jugore me shumicë shiite në Irak, veçanërisht Basra, janë përfshirë nga demonstrata, përmes të cilave demonstruesit kërkojnë përmirësimin e shërbimeve publike, më shumë mundësi punësimi dhe ndalimin e korrupsionit.

Që nga fillimi i protestave, të paktën 30 demonstrues janë vrarë në përleshje me forcat e sigurisë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne