Kryeministri italian Conte viziton sot Tiranën, takohet me Ramën, Metën e Bashën

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte viziton sot Tiranën, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Mësohet se Conte të parin do të takojë kryeministrin Edi Rama, më pas kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Ky takim është parashikuar që të mbahet në orën 17:00.

Po ashtu një tjetër takim i rëndësishëm në axhendën e kryeministrit italian është edhe ai me presidentin Ilir Meta, që do të mbahet në orën 17:30.

Vizita bëhet vetëm pak ditë para vendimit të BE-së për negociatat me Shqipërinë (vendimi do të jepet më 18 tetor)./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne