Kryeministri jep lajmin e shumëpritur për Kosovën: Çështje javësh lajmi për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një lajm të mirë dhe të shumëpritur për të gjithë qytetarët kosovarë. Haradinaj shkruan në ‘Facebook’ se është çështje javësh kur Kosova do të marrë lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar arritjet e Kosovës para liderëve evropiane, duke shtuar se deklarata e përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurt perspektivën euro-atlantike.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne