Kryeministri Mohamad: Malajzia nuk do të braktisë kompaninë Huawei

Kryeministri malajzian, Mahathir Mohamad, ka mbështetur gjigantin kinez të teknologjisë Huawei, pas ndalimit të SHBA-ve për kompaninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Malajzia do të vazhdojë të përdorë sa më shumë teknologjitë e tyre”, tha agjencia malajziane e lajmeve Bernama duke cituar kryeministrin Mohamad në një konferencë në Tokio.

Mohamad argumentoi se Malajzia ishte “shumë e vogël për të pasur një ndikim në kompani si Huawei”.

“Hulumtimi (i kompanisë Huawei) është shumë më i madh se gjithë aftësitë kërkimore të Malajzisë”, tha ai.

Duke iu kërkuar SHBA-ve për lëshime në mosmarrëveshjet e saj me Kinën, përfshirë akuzat për aktivitetet spiunuese të kompanisë Huawei, Mohamad në Konferencën e Ardhmërisë së Azisë tha se, “Pra, përpiqemi të përdorim sa më shumë teknologjinë e tyre. Po, mund të ketë disa spiunime, por çfarë ka për të spiunuar në Malajzi”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më herët këtë muaj nënshkroi një urdhër ekzekutiv me anë të të cilit ndalon kompanitë amerikane të punojnë me kompaninë Huawei.

Huawei ka paraqitur mocione kundër urdhërit dhe tha se një ndalim i tillë do të dëmtonte interesat amerikane.

Mohamad po ashtu propozoi përdorimin e arit në rajonin e Azisë juglindore si një “regjim alternativ të monedhës”.

“Duke hedhur monedhën e re në ar, ajo mund të përdoret për të vlerësuar aktivitetet e importit dhe eksportit midis vendeve të Azisë Lindore”, tha ai.

Mohamad qëndron për vizitë tre-ditore në Japoni, ku mbërriti të mërkurën mbrëma dhe planifikohet të largohet të premten./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne