Kryeministri poshtëron kryebashkiakun Veliaj: Punët i ka financuar qeveria

Pasi i mbajtën qëndrim njëri – tjetrit për gati një vit, pasi deri para pak javësh askush nuk dinte të thoshte ndonjë gjë me sigur, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj duket se është miqësuar sërish me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ka nisur ta begenisë sërish Veliajn, me të cilin pret shirita përurimesh të punëve që ndonëse pasurojnë atë që z. Veliaj e quan Histori të Tiranës, pak thonë për përmirësimin e gjendjes në vend.

Lajmi politik që është mbërthyer nga vëmendja e politikës sot është pikërisht pajtimi, që ka bilanc ku e ku më të pasur sesa allnimi një vjeçar i ardhur për kushedi se çfarë tekash apo interesash. Ajo që ka thënë sot kryeministri Edi Rama me rastin e përurimit të bulevardit të ri të Tiranës është gjithsesi domethënëse:

Së bashku me projektet e qeverisë për Tiranën së bashku me një sërë projektesh që shpresojmë të financohen me partnerët, na jep mundësi që të themi jo vetëm në këtë mandat të kryetarit të bashkisë së Tiranës ne do të bëjmë shumë tepër se çfarë është bërë në shumë vite sëbashku, por në mandatin e ri qeverisës ne do të bëjmë me siguri me kryetarin e bashkisë dhe me bashkinë e Tiranës shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite të bashkisë së Tiranës

Sikurse mund të vihet re, z. Rama ka kujtuar dhe përsëritur se paratë për punët kryesore në Tiranë janë të qeverisë dhe se z. Veliaj është vetëm një menaxher i dalluar. Kjo vlen sidomos për 12 milionë dollarët e hedhura për sheshin “Skënderbej”, një projekt që e shndërroi memorien e kryeqytetit për t’i dhuruar panoramën e një zhgualli breshke që qëndron artificialisht pranë godinave tanimë historike të qendrës. Përtej këtyre eksperimenteve në një qytet pa identitet historik si Tirana, fjalët e z. Rama janë një përkëdheli e djallëzuar mbushur me xhelozi të sëmurë për të mos ndarë asgjë në meritën për kryeqytetin.

Sikur ky bulevard të ndërtohej me ritmet që përcaktuan ecurinë e tij në katër vitet para zgjedhjes së Erionit në krye të bashkisë do të duheshin 60 vjet për të arritur këtu ku jemi sot dhe mbase dhe 30 vjet të tjera për të shkuar aty ku faktikisht do të shkojmë deri në fund të vitit të ardhshëm. E gjitha kjo sepse kemi organizuar një punë të përbashkët. Jemi koordinuar më së miri dhe është bërë e mundur sinergjia e të gjithë aktorëve dhe faktorëve ku padyshim mbetet e çmuar prania e Fondit të Abu Dabit

tha kryeministri, i cili madje nuk ka patur asnjë droje që në prezencë të kreybashkiakur të prezantojë edhe punët e reja që pritet të nisin.

Së shpejti do të marrë jetë dhe një park i ri qendror dhe gjithë volumi i hapësirës së gjelbëruar dhe i atraksioneve të një parku, një volum plotësisht i krahasueshëm me atë që sot është Parku ekzistues i Liqenit të Tiranës dhe kjo është një vepër që është e dyta në historinë e qytetit në përmasën e gjelbër pas parkut të liqenit të Tiranës

tha ai teksa ka marrë skenën dhe ka lënë pak gjë për t’u thënë nga kryebashkiaku që mirë apo keq është ai që përgjigjet për atë që ndodh në Tiranë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne