Kryeministri Rama: Kam punë të vështirë, mendoj për njerëzit dhe vendin!

Kryeministri Edi Rama, ka nisur turin e “llogaridhënies” në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Gjatë ditës së sotme, ai ka qenë në Lezhë ku ka takuar disa banorë. Rama ka folur për një kohë të gjatë, për arritjet e qeverisë dhe  më pas ka dëgjuar pyetjet e pjesëmarrësve. Kryeministri ka qenë LIVE në të gjitha televizionet informative të vendit, për rreth dy orë, duke folur kryesisht vetë.

Rama është  ndalur edhe tek puna që bën, duke e quajtur shumë të lodhshme dhe stresuese. Kryeministri ka thënë se puna e tij ka kosto familjare, shpirtërore dhe fizike.

“Zotëri nëse unë nuk do mendoja për popullin nuk do merresha më këtë punë. Shumë njerëz mendojnë se kjo punë është qejf i madh. Shumë njerëz mendojnë se kush bën këtë punë, s’ka si ai. Në fakt kjo është një punë që unë e bëj sepse mendoj për njerëzit dhe për vendin.  Kjo punë ka një kosto që ty nuk ta rrok rradakja!  Ka një kosto, familjare, ka një kosto shpirtërore dhe fizike. Është një punë që ka një peshë mbi kokë edhe mbi supe që po nuk e provove nuk e kupton”

Nga mënyra si e përshkruan punën që bën, kryeministri lë të kuptohet që po vuan shumë. Megjithatë, ky rrëfim nuk duket shumë i sinqertë. Rama harroi t’ju tregojë banorëve të Lezhës, për përfitimet e mëdha që merr nga kjo punë, pushtetin pa kufij që ka akumuluar, vendimet që merr me një të rënë të lapsit për fatet e vendit, drekat dhe darkat në restorantet e oligarkëve ku ndan pasuritë publike, apo shëtitjet në vende të ndryshme të botës, që me siguri i’a lehtësojnë stresin e detyrës që mban.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne