Shqiperia

Kryeministri Rama keqinformon median e huaj për skandalin e përgjimeve

Kryeministri Rama në një intervistë për Radio Free Europa u shpreh se zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor:

“Zgjedhjet do të mbahen në të gjithë Shqipërinë. Ata që përpiqen t’i pengojnë luajnë me zjarrin në raport me ligjin”.

Kryeministri tha se dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve është antikushtetues, dhe ai mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.

Por deri më tani, as Partia Socialiste e drejtuar nga Rama dhe as ndonjë parti tjetër nuk e ka ankimuar dekretin e Presidentit.

Sikurse Exit.al ka argumentuar më parë dekreti i Presidentit është i ankimueshëm vetëm në Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk funksionon prej më shumë sesa një viti.

Kryeminsitri Rama komentoi përgjimet e publikuara në median gjermane Bild. Ai dënoi sërish prokurorët që hetuan blerjen e votave përmes frikësimit dhe kërcënimit nga anëtarë të qeverisë Rama në bashkëpunim me persona të inkriminuar, dhe vazhdoi të mbrojë ata që kanë vjedhur votat:

“Përgjimet janë të prokurorisë shqiptare, që në mënyrë të paligjshme janë keqpërdorur duke thyer sekretin hetimor.”

Kryeministri u shpreh se politikanët shqiptarë po përdorin përgjimet për të penguar hapjen e bisedimeve me BE, ngaqë kanë frikë nga drejtësia.

“Përgjimet janë kthyer në ushqim për të helmuar njerëzit dhe opinion ndërkombëtar në prag të çeljes së negociatave. Në Shqipëri nuk e duan çeljen e negociatave sepse fillon bashkëbisedimi për anëtarësim në kapitujt e drejtësisë.

Shqipëria duhet të provojë se ka një sistem drejtësie dhe ndëshkon këdo kur ata shkelin ligjin dhe këtë e dinë organizatorët e këtij plani dhe nxitësit e tij.”

Por faktitishtm hapja e bisedimeve me BE-në nuk pengon prokurorinë të hetojë këdo politikan që shkel ligjin, përfshi ish-deputetët e opozitës, të cilët që prej lënies së mandateve nuk kanë më imunitet.

Së dyti, arsyeja se përse BE nuk i hapi bisedimet me Shqipërinë është mosplotësimi i pesë kushteve  nga qeveria, ku ndër më të rëndësishmet janë lufta ndaj krimit të organizuar dhe ndalimi i emigracionit të paligjshëm./ exit

OPINIONE