Kryeministri turk përgjigjet ndaj deklaratave të Kryeministrit të ri të Armenisë

Kryeministri, Binali Yildirim bëri të ditur se Turqia do të përgjigjet në mënyrë të njëjtë në qoftë se Armenia heq dorë nga qëndrimi armiqësor ndaj Turqisë.

Yildirim iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratën e Kryeministrit të ri të Armenisë, Nikol Pasiniyan ku ai thotë se “Jemi të gatshëm për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Turqinë pa parakushte”.

Shefi i qeverisë turke në përgjigje të kësaj pyetje tha se “Natyrisht që në qoftë se Armenia heq dorë nga qëndrimi armiqësor, tërësisë territoriale dhe qëndrimeve të gabuara ndaj kufijve të Turqisë dhe nëse dëshiron të hapë një faqe të re, ne do të përgjigjemi ndaj kësaj iniciative pasi ti kemi parë detajet e këtyre hapave. Nuk duam të kemi armiqësi me askënd me në krye fqinjët tanë. Nëse ka një qasje të tillë, atëherë ne do ta vlerësojmë atë në natyrën e interesave të vendit tonë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne