Kryeministri Yildirim kritikoi ashpër vendimin e Holandës për ngjarjet e vitit 1915

Kryeministri Binali Yildirim bëri të ditur se ata të cilët sot e pyesin Turqinë për ngjarjet e vitit 1915, duhet të shikojnë në historinë e tyre të turpshme.

Kryeministri Yildirim mbajti një fjalim në Dhomën e Tregtisë së Ankarasë (ATO).

Shefi i qeverisë turke bëri të ditur se Turqia në njërën anë është duke u rritur dhe zhvilluar, bënë përpjekje për mirëqenien e qytetarëve dhe sigurimin e punësimit për të rinjtë dhe grat, ndërsa në anën tjetër po lufton për ekzistencë.

Duke vënë në dukje se sakrifikimi i disa gjërave për të ardhmen e vendit dhe domosdoshmëria e bashkimit janë kusht për arritjen e objektivave kombëtare, Kryeministri Yildirim tha: “Çfarë është ajo që na bashkon neve? Është flamuri, shteti, kombi dhe 780 mijë kilometra katrorë të territoreve të atdheut. Të tjerat përveç këtyre janë pasuria e jonë. Pra, ne nuk vendosim përkatësinë e arabëve, kurdëve apo të ndonjë grupi tjetër etnik, por vlerat tona që na bashkojnë janë po ato vlera, të cilat vendosën dominimin tonë në këto troje”.

Yildirim kritikoi edhe vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës të marrë javën e kaluar për të njohur ngjarjet e vitit 1915 si të ashtuquajtura gjenocid.

“Sot ata përpiqen për të na dhënë mësim neve, përpiqen për të na pyetur për llogari për ‘gjenocid’, për ngjarjet e vitit 1915. Para se të na pyesni për këtë ju fillimisht shikoni në historinë e juaj të turpshme. Kolonizim, gjenocid, masakër, të gjitha këto zënë vend në të kaluarën tuaj. Ju fillimisht duhet të jepni llogari për ato që keni bërë, ju duhet të jepni llogari për tregti me skllevër. Jepni llogari për vendet të cilat i kolonizuat me vite, për masakrat e miliona njerëzve dhe pastaj bëni akuza të tilla të rreme”, deklaroi Yildirim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne