Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka shpallur tender në vlerë prej 300 mijë euro për të furnizuar Zyrën e Kryeministrit të Kosovës me tekste shkollore. Bazuar në një raport të shkurtër mbi tenderin e librave për nivelin komunal, të gjithë nxënësit fitues në Garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe Dituri, do të pajisen me nga një set librash në vlerë prej 50 eurosh.
Ndryshe, nga kjo garë e përgjithshme në nivelin shkollor, komunal dhe republikan të Garës Nacionale në Dituri si dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik prej 316 mijë nxënës sa ka gjithsej në Republika e Kosovës në nivelin fillor të mesëm të ulët dhe në nivelin e mesëm të lartë, janë shpallur 44 mijë e 723 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse. Në nivelin shkollor janë gjithsej 40 mijë e 624 fitues.
Mësohet janë 193 nxënës fitues të kampeve kreative që ka vlerën 57 mijë e 900 euro. “Të gjithë fituesit e garave të nivelit komunal do t’i marrin shpërblimet dhe çmimet nëpër shtatë rajonet e Kosovës, me atë rast do t’i marrin edhe certifikatat e vendeve të para që kanë zënë të gjithë nxënësit fitues. Në nivelin republikan të Garës Nacionale në Dituri ka pasur 131 fitues të bursave, vlera totale e së cilës do të ndahet është 35 mijë e 980 euro”, thuhet në raport.