Kryeministria përgënjeshton PD: Rama nuk e anuloi vizitën sot në Shkodër, s’e kishte në plan

Pas lajmit që qarkulloi se kryeministri Edi Rama do të shkonte sot në Shkodër, vjen reagimi nga Kryeministria. Kjo e fundit përmes një reagimi për mediat tha se nuk ka pasur asnjë plan për këtë vizitë. Sot deputeti i PD-se Bardh Spahia tha se kryeministri Rama anuloi vizitën në Shkodër për shkak të protestës.

Kryeministria theksoi se sot Rama ndodhet në Vlorë, ku do të marrë pjesë ne takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit te Sherbimit Stomatologjik në këtë qytet, ku nëna e tij, Aneta Rama, do të nderohet nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim.

REAGIMI I KRYEMINISTRISË:
Kryeministri nuk ka pasur asnje plan per te vizituar Shkodren sot dhe vizita e tij e supozuar, eshte shpikur nga Partia Demokratike per te nxitur nje tension te kote ne luften e deshperuar me pafuqine e saj. Sot kryeministri eshte ne Vlore per te marre pjese ne takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit te Sherbimit Stomatologjik ne Vlore, ku nena e tij, Aneta Rama, do te nderohet nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e pare ne kete sherbim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne