Kryeministria turke përgënjeshtron pretendimet e medias greke për helikopterin turk

Burimet e kryeministrisë përgënjeshtruan pretendimet e medias greke se “ishte hapur zjarr ndaj helikopterit të Rojës Bregdetare Turke”.

Media greke pretendoi se në Detin Egje, në Ishullin e Zi (Karaada), në rajonin e 12 Ishujve, natën e të hënës rreth orës 22.30 me orën turke, ushtarët grekë kishin hapur zjarr paralajmërues ndaj helikopterit të Rojës Bregdetare Turke.

Në lajm bëhej e ditur se pas zhurmës së helikopterit ushtarët grekë kishin lajmëruar autoritetet dhe kishin marrë direktivë për të hapur zjarr ndaj helikopterit turk.

Pretendimet në fjalë u përgënjeshtruan nga burimet e Kryeministrisë së Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne