Bota

Kryeministrja britanike fillon turneun në Lindjen e Mesme në prag të Brexit

Kryeministrja britanike Theresa May ka nisur një turne tre-ditor në Arabinë Saudite, Irak dhe Jordani për të diskutuar lidhjet e ndërsjella dhe çështjet rajonale me krerët e dy mbretërive arabe.

May ka arritur në Arabinë Saudite dhe do të mbajë bisedime me mbretin saudit Selman bin Abdulaziz Al Saud dhe princin e kurorës Muhamed bin Salman të mërkurën në mbrëmje ku do diskutohet për një sërë çështjesh, duke përfshirë luftën e udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen dhe krizën diplomatike në vazhdim midis Katarit dhe katër vende të tjera arabe. Britania e Madhe , së bashku me Shtetet e Bashkuara, ka qenë ndër mbështetësit kryesorë të koalicionit të udhëhequr nga Riadi, i cili është përfshirë në një fushatë të përgjakshme ushtarake kundër Jemenit që nga fillimi i vitit 2015. Theresa May ka qenë nën zjarrin e kritikave nga figurat e opozitës dhe grupet kryesore të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë Britanisë për refuzimin e pezullimit të shitjeve të armëve britanike Arabisë Saudite gjatë luftës në Jemen, e cila thuhet se ka çuar në mbi 12,000 vdekje civile deri më sot. Në monarkitë represive të Gjirit Persik, kryeministrja britanike sheh partnerët tregtarë për të cilët Britania do të ketë nevojë pas divorcit nga Bashkimi Evropian./ PT