Kryeministrja britanike: Jemi të shqetësuar për vrasjet në Gaza, bisedimet për një zgjidhje me dy shtete duhet të nisin sa më parë

Britania është e shqetësuar për vrasjet e protestuesve në Gaza dhe për situatën e përkeqësuar, i tha kryeministrja Teresa May kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu të mërkurën.

Mbi 100 palestinezë janë vrarë në protestat javore të nisura më 30 mars në Rripin e Gazës, një enklavë e kontrolluar nga grupi islamik Hamas.

“Ne kemi qenë të shqetësuar mbi humbjet e jetëve të palestinezëve”, i tha kryeministrja britanike Netanyahut përpara bisedimeve në Londër, duke shtuar se Britania e njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

May tha se ka shumë rëndësi të madhe lehtesimi i situatës dhe se rifillimi i bisedimeve të cilat janë ngrirë që nga viti 2014 për një zgjidhje me dy shtete, duhet të nisin sa më shpejt që të mënjanohet konflikti./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne