Bota

Kryemyftiu i Sirisë akuzon Helmetat e Bardha për krime lufte

Kryemyftiu i Sirisë, Ahmed Bedreddin Hassun tha se në organizatën Helmetat e Bardha ka kriminelë të luftës si dhe i bëri thirrje qeverisë së Sirisë dhe asaj të Rusisë që të përcjellin anëtarët e kësaj organizate.

Kryemyftiu i Sirisë, Ahmed Bedreddin Hassun, në takimin e tij me anëtarët e familjeve të ushtarëve rus, ka bërë një deklaratë lidhur me Helmetat e Bardha.

Hassun u shpreh kështu: “Këta njerëz nuk janë azilkërkues, ata janë kriminelë lufte. Do të doja të kërkoj nga qeveritë e vendeve tona që të ndjekin anëtarët e Helmetave të Bardha dhe për t’i gjetur ata kudo që janë. Sepse këta persona kanë përdorur armë kimike në Duma (dhe në qytete të tjera).

Të gjithë këta njerëz janë shumë të trajnuar mirë. Ka shumë kimistë në mesin e tyre. Përdorin substanca kimike kundër popullatës civile. Ne duam të pyesim pse këta njerëz nuk kanë ikur në Siri. Ka vetëm një përgjigje për këtë, Perëndimi i ka besuar besuar kësaj force për të shkatërruar Sirinë.”

‘PËRDORËN SUBSTANCË KIMIKE’

Sipas Hassun, Helmetat e Bardha kanë përdorur substanca kimike gjatë sulmeve të ndryshme, duke përfshirë ato në Aleppo dhe Idlib.

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit pati njoftuar se me kërkesë të shteteve të SHBA-së, Kanadës dhe Evropës, Izraeli ka evakuuar anëtarët e Helmetave të Bardha në Siri, së bashku me familjet e tyre.

Më pas u zbulua se për shkak të kushteve negative në këtë fushë, qindra persona nga ky grup i personave të evakuuar nuk mundën të largohen nga Siria. Ndërsa qeveria siriane e përshkroi evakuimin si një krim.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Jordanisë, edhe pse kishte marrëveshje për evakuimin e 800 personave, vetëm 422 prej tyre kanë mundur të evakuohen.

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE