Kryenegociatori i BE-së pret propozime nga Britania mbi Brexitin

Negociatori për Brexit i Bashkimit Evropian është shprehur se blloku është ende në pritje të propozimeve nga kryeministri Boris Johnson për të përfunduar ngërçin mbi largimin e Britanisë, e cila do të ndodh në fund të muajit të ardhshëm.

Michel Barnier u tha gazetarëve se “ne jemi ende të gatshëm të ekzaminojmë në mënyrë objektive çdo propozim konkret dhe ligjërisht operacional nga Britania e Madhe”.

I dërguari i Johnson, David Frost ka zhvilluar bisedime në Bruksel këtë javë por nuk është arritur asnjë përparim.

Johnson dëshiron që masa e kufirit irlandez të hiqet nga marrëveshja ligjore e detyrueshme për Brexit, e vendosur nga paraardhësi i tij.

BE këmbëngul që e ashtuquajtura backstop duhet të qëndrojë në mënyrë që mallrat të mund të rrjedhin pa probleme midis vendit anëtar Irlandës dhe Irlandës Veriore kur të largohet së bashku me pjesën tjetër të Britanisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne