Kryengritësit braktisin Dumën, fortesën e fundit në Gutën lindore

Fraksioni i kryengritësve sirian Jaish al Islam, do të braktis Dumën, fortesën e fundit në para lagjen e Damaskut, por para kësaj do të lirojnë të gjithë të burgosurit, ka konfirmuar regjimi sirian i Bashar al Asadit, Njëkohësisht vijnë akuzat të gjoja sulmit kimik mbi civilët, të cilin qeveria siriane i hodhi poshtë. Akuza më e fortë ka ardhur nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka thënë se do të ”paguhet çmimi i shtrenjtë” për sulmin e supozuar, për të cilin e akuzon Sirinë, Iranin dhe Rusinë.

Sipas marrëveshjes së kryengritësve dhe qeverisë siriane, luftëtarët e Jaish al Islami kanë kohë 48 orë të braktisin Dumën dhe të evakuohen drejt qytetit verior Jarablus, në kufi me Turqinë.” Është arritur marrëveshja për evakuimin e të gjithë terroristëve të Jaish al Islamit, drejt Jarablusit, qytet nën kontrollin e kryengritësve në krahinën e Halepit”, ka publikuar agjencioni shtetëror Sana.

Në ndërkohë ka reaguar edhe Ministria e punëve të jashtme ruse rreth sulmit me armë kimike në Siri, të cilin e quajti të rrejshme. Në kumtesë qëndron se çdo aksion ushtarak e bazuar në “arsyetimet e rrejshme dhe false” do të mund të ketë pasoja serioze për të gjithë.

“Po vazhdon emetimi i lajmeve të rrejshme për shfrytëzimin e klorit dhe substancave tjera kimike gjoja nga forcat qeveritare”. Dje është paraqitur edhe një informatë e lansuar për sulmin e supozuar kimik në Duma. Disa herë në kohë të fundit kemi tërhequr vërejtjen në provokimet të rrezikshme. Qëllimi i këtyre ngjarjeve të rrejshme, të cilët nuk kanë kurrfarë mbështetje, është të mbrohen terroristët dhe eventualisht të mundësojnë përdorimin e forcës së jashtme” ceku Ministria e jashtme ruse.

Presidenti amerikan ka gjykuar”sulmin e çmendur kimik” në Siri.” Shumë të vrarë, përfshirë edhe gratë dhe fëmijët në sulmin e çmendur. Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e kafshës Asad. Bashkë do të paguajnë çmimin. Edhe një katastrofë humanitare pa kurrfarë arsye”, ka shkruar në Twitter Trumpi.

Jaish al Islami ka akuzuar ushtrinë siriane për sulmin kimik në Duma, natën në mes shtunës dhe dielës. Të dhënat për numrin e viktimave të sulmit po ndryshojnë, disa organizata humanitare flasin për më shumë se 100 viktima, ndërsa të tjerat së bashku me burimet e mbrojtjes civile, ka konfirmuar më së paku 49 të vrarë.

Regjimi i Asadit ka hedh poshtë supozimet se ka kryer sulmin kimik mbi kryengritës në Duma, të cilët praktikisht janë të rrethuar dhe gjenden para kolapsit, dhe për këtë qëllim po lansojnë taktikën e lajmeve të rrejshme.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne