Kryeparlamentari turk kritikon kërcënimin e Trumpit për Turqinë

Duke kritikuar komentet e fundit për Turqinë të presidentit amerikan, Donald Trump, kryetari i Parlamentit turk, Mustafa Sentop, ka deklaruar se ato komente kanë të bëjnë me politikën e brendshme amerikane.

Duke theksuar se kërcënimet ndaj Turqisë nuk kanë kuptim, Sentop tha se ka pasur komente dhe vlerësime të ndryshme në postimin e Trumpit në Twitter.

“Me postimet e tij për Turqinë, ai (Trump) po drejtonte politikën e brendshme të SHBA-ve”, tha Sentop para gazetarëve në parlament.

Kryeparlamentari turk tha se askush nuk mund të kërcënojë Turqinë dhe ajo nuk ka ndonjë kuptim.

Para një operacioni të planifikuar turk në Siri, Trump kërcënoi Turqinë me kolaps ekonomik nëse Ankaraja vepron, siç e vlerësoi ai, “jashtë caqeve” në Siri.

“Siç kam thënë fuqishëm edhe më parë dhe thjesht për të përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, me urtësinë time të madhe dhe të pakrahasueshme, e konsideroj si jashtë caqeve, unë do ta shkatërroj dhe do ta fshij plotësisht ekonominë e Turqisë (Unë e kam bërë edhe më parë!)”, shkroi Trump në Twitter./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne