Kryeparlamentari turk vizitoi Vrapçishtin dhe Ohrin

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Şentop) në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, vizitoi Komunën e Vrapçishtit, që ndodhet në veriperëndim dhe qytetin e Ohrit në jugperëndim të vendit.

Kryeparlamentari Shentop mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një makine pune të dhuruar nga Unioni i Komunave Turke (TBB) për Komunën e Vrapçishtit dhe një kamioni plehrash në Komunën e Rostushës në Mavrovë, ndërsa zhvilloi bisedë me banorët në Vrapçisht.

Në fjalën që mbajti në ceremoninë e rastit Shentop tha se duke filluar që nga viti 1876 për një periudhën rreth 50-vjeçare rajoni ka kaluar vitet me më shumë vuajtje në historinë botërore.

Si pasojë e luftërave, por edhe gjatë mërgimit mbi 5 milionë njerëz kanë humbur jetën në këto toka, u shpreh Shentop the shtoi: “Ai tha se lidhja shpirtërore e Turqisë me Ballkanit vazhdon ende. Vëllezërit tanë që jetojnë këtu dhe kujtimet e këtij rajoni vazhdojnë të jetojnë të freskëta në mendjet dhe zemrat tona. Për më shumë se 400 vite, njerëz të etnive dhe besimeve të ndryshme kanë jetuar së bashku. Në këto troje Shteti Osman ka dhënë shembullin më të bukur për 400 vite me radhë të bashkëjetesës, gjë për të cilën bota sot ka më shumë nevojë”.

Pas vizitës në Vrapçisht, Shentop dhe delegacioni që shoqëronte vizituan edhe qytetin e Ohrit. 

Këtu kryeparlamentari i Turqisë vizitoi Xhaminë dhe Teqenë e Zejnel Abedinit dhe më pas çarshinë e qytetit. Gjatë shëtitjes, ai u fotografua dhe zhvilloi biseda me qytetarët.

Më vonë, kreu i Kuvendit të Turqisë vizitoi Xhaminë e Ali Pashës, e cila aktualisht po restaurohet me financim nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Republikës së Turqisë.

Restaurimi i Xhamisë së Ali Pashës filloi në maj të vitit 2017, por punimet u ndërprenë në fund të atij viti pas protestave të banorëve maqedonas me pretekstin se minarja do të ndërtohej më e lartë sesa origjinalja./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne