Kryepeshkopi i Krakoves në Poloninë e Jugut po përballet me reagime të mëdha për krahasimin e “plagës së kuqe” të komunizmit me lëvizjen e të drejtave të homoseksualëve, duke e përshkruar këtë të fundit si një “plagë ylberi” që po shpelan trurin e bashkatdhetarëve të tij.
“Toka jonë nuk preket më nga murtaja e kuqe, që nuk do të thotë se nuk ka asnjë semundje të re që dëshiron të kontrollojë shpirtrat, zemrat dhe mendjet tona” tha Kryepeshkopi Marek Jedraszewski të enjten, duke dhënë një sinjal për të shënuar 75 vjetorin e kryengritjes se Varshavës kundër okupimit nazist.
Jedraszewski argumentoi se ideologjia komuniste dhe idetë e udhëhequra nga LGTB për të drejtat e barabarta për pakicat seksuale janë rrënjosur në mënyrë efektive në të njëjtin burim.
“Jo marksist e bolshevike, por te lindur me të njëjtin frymë, neo-marksiste,” tha ai, duke e quajtur fushatën globale për të drejtat e homoseksualëve që është rrokullisur në Poloni një “sëmundje ylberi”. Shpërthimi i klerikut në mënyrë të parashikueshme u perballe me protesta nga liberalet dhe kritikët e partisë në pushtet ‘Ligj dhe Drejtësi’ (PiS). Robert Bierdon, politikani i parë homoseksual që ka dalë haptazi në Poloni dhe udhëheqësi i partisë pro-BE, Pranvera, e quajti kryepeshkopin “djall të mishëruar” dhe e akuzoi atë për kalimin e vijës së kuqe “të pakalueshme në një shtet demokratik”.
“Unë jam homoseksual dhe unë nuk do ta lejoj të thotë përpara fytyrës sime se unë jam plagë. Unë do t’i tregoj atij për fëmijërinë time dhe si doja të bëja vetëvrasje pasi lexova se të qenit homoseksual është sëmundje,” tha politikani, duke shtuar se ai do t’i dërgonte një letër Papë Françeskut me shpresën se ai do të “ndërhynte” në zgjidhjen e kësaj situate.
Një numër polemikash jane bere këtë vit ne lidje me LGTB-te. Ato kanë tronditur Poloninë, një vend thellësisht katolik. Muajin e kaluar, një gazetë polake konservatore ndezi zemërimin pasi ajo vuri disa afishe ne rruge me titull “Zone pa LGTB”, të cilat menjëherë u krahasuan me posterat nazistë që donin të “mbajnë jashtë” hebrenjtë. Në maj, një aktiviste polake e LGTB u arrestua për ofendimin e besimeve fetare pasi ajo printoi postera duke treguar fëmijën Jezus dhe Madonnen me ylberin halos mbi kokat e tyre.
Eventet për të drejtat e homoseksualëve në Poloni shpesh kundershtohen dhe dëmtohen nga ngjarje te dhunshme. Një marshim krenarie në qytetin e Bialystok në fund të korrikut u kthye në kaos pasi aktivistët për të drejtat e homoseksualëve u përballën nga një grup protestuesish anti-LGTB, të cilët i goditën me gurë, shishe dhe fishekzjarre. rt/gazetaimpakt/