Kryeprokurori i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED), Gerard Hogan, shprehu opinionin se ndalimi i therjes hallall në rajonin Flaman të Belgjikës nuk është në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian (BE).
Kryeprokurori i GJED-së, autoritetit më të lartë ligjor të BE-së me seli në Luksemburg, njoftoi mendimin e tij mbi padinë e ngritur nga komuniteti mysliman dhe hebre kundër ndalimit të therjes hallall në rajonin Flaman të Belgjikës vitin e kaluar.
Hogan ka theksuar faktin se ligji flaman që ndalon therjen e kafshëve pa tronditje, përfshirë therjen e kryer me metoda fetare, është kundër ligjit të BE-së.
Hogan deklaroi se vendet anëtare të BE-së duhet të respektojnë liritë fetare në lidhje me therjen hallall.
Megjithëse mendimi i Prokurorit të Përgjithshëm nuk është i detyrueshëm, ai pritet të pasqyrojë vendimin e gjykatës.
Ndryshe, komuniteti mysliman dhe ai hebre reaguan ashpër pasi vitin e kaluar në rajonin Flaman dhe Valonia hyri në fuqi ndalimi i therjes hallall.
Ndalimet e vendosura për therjen e kafshëve të njohura si “hallall” në besimin islam dhe “kosher” në besimin hebre pa tronditje dhe anestetizim shqetësuan komunitetin mysliman dhe hebre në vend.
Komunitetet myslimane dhe hebreje, të cilat përbëjnë rreth 6 për qind të popullsisë belge, thonë se vendimi që ndalon kafshët të theren pa u tronditur dhe pa u anestetizuar kufizon liritë fetare të të dy komuniteteve dhe përbën mungesë respekti ndaj komuniteteve.
Pasi vendimi u miratua në rajonin Flaman, organizata të ndryshme, si Zyra e Përfaqësimit Islam të Belgjikës dhe Koordinimi Islam i Belgjikës, ngritën padi në Gjykatën Kushtetuese belge kundër ndalesës.
Gjykata Kushtetuese e Belgjikës e kishte referuar rastin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe kishte kërkuar opinion./AA