Kryeprokurorja e varfër/ Zbardhet pasuria e Arta Markut

Arta Marku, ka një peshë të madhe në Prokurorinë e Shtetit, pasi e drejton atë, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pasurinë e saj.

Pasuria e saj ndër vite, që nga viti 2004 e deri në vitin 2016, është shtuar me një apartament,  të cilin e ka blerë me bashkëshortin vitin 2007 me anë të një kredie.

Arta Marku ka 15 vite punë si prokurore në Rrethin e Shkodrës, ku ka mbajtur detyra të ndryshme, si shefe e njësisë task forcë në 2006 dhe zëvendës/drejtuese e prokurorisë deri në 2016, për t’u zgjedhur më pas në krye të Prokurorisë së Shtetit, mes tymit dhe flakadanëve,  më 18 dhjetor 2017.

Përgjatë këtyre viteve karrierë, Marku rezulton e zhytur në kredi, madje deri në atë pikë, saqë edhe pajisjet më minimale që i duhen një familje i ka marrë me kredi.

Duket se edhe ky ka qenë një aspekt që ka çuar në mbështetjen e amerikanëve për të zgjedhur Markun Kryeprokurore, natyrisht pa lënë mënjanë integritetin dhe meritat.

Referuar formularit të deklarimit të pasurisë të vitit 2016,  rezulton se pasuria e Markut janë paga e saj dhe e bashkëshortit.  Thënë, ndryshe në shifra pasuria e Markut, kap vlerën e 2.221.286 lekë për vitin 2016.

Me këto para Marku paguan edhe dy kredi, të paktën sipas asaj që është deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë pranë ILDKPKI–së.

Kryeprokurorja ka marrë një kredi bankare për blerje pajisjesh si kondicioner, frigorifer dhe shtrydhëse frutash në shumën 263.630 lekë.

Gjithashtu ajo ka deklaruar një kredi për shtëpi, në vlerën 2.700.000 lekë, të cilën duhet ta paguajë deri në vitin  2022, me një këst mujor prej 37.000 lekë.

Në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, Marku, ka deklaruar se të ardhurat nga paga si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, shkojnë në vlerën 1.238.813 lekë.

Kryeprokurorja ka deklaruar edhe të ardhurat e bashkëshortit që merr  nga puna si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Shkodër, në vlerën 885.773 lekë si dhe pagesën e këstit nga Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave në Tiranë në favor po të bashkëshortit të saj, në vlerën 96.700 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e kryeprokurores ndër vite, sipas Open Spending Albania.

Pasuria e Arta Markut ndër vite:

Para 14 vitesh dhe konkretisht në vitin 2004 Arta Marku ka deklaruar një shtëpi banimi në pronësi të prindërve me sipërfaqe 55 metër katror, kursime në emër të mamasë 2 milion lekë, pensionin e babait, 108 mijë lekë si dhe pagën nga puna e Prokurores, prej 900 mijë lekë,

Në vitin 2005 ka deklaruar pagën e saj në shumën prej 930 mijë e 600 lekë dhe të bashkëshortit 651 mijë e 420 lekë.

Në vitin 2006, ajo ka deklaruar pagën si prokurore në shifrën 952 mijë e 560 lekë.

Në vitin 2007 ka deklaruar një apartament banimi me sipërfaqe prej 103 metër katror në bashkëpronësi me bashkëshortin, me  vlerë 5 milion lekë.

Më tej ka deklaruar pagën si prokurore një milion e 3500 e gjashtë lekë si dhe pagën e  bashkëshortit në shifrën prej 585 mijë e 790 lekë, si dhe treqind mijë lekë kursime nga paga e saj dhe e bashkëshortit

Të deklaruar ka edhe një kredi afatgjatë 6.732.704.51 deri më datë 11.07.2022 si dhe një tjetër kredi me vlerë 916.457.74 për pesë vite.

Në vitin 2008, Marku ka deklaruar 100 mijë  lek kursime që i ka përdorur për shlyerjen e kredisë, pagën e saj prej 817.774 lekë dhe të bashkëshortit 574.984 lekë si dhe dy kontratat e kredisë që i kishte deklaruar dhe një vit më parë.

 vitin 2009, ka deklaruar 200 mijë lekë kursime të përdorura për shlyerjen e kredisë, të ardhurat nga paga neto  992.422 lekë, të ardhurat e bashkëshortit nga puna 599.096 lekë si dhe rreth 42 mijë të ardhura nga OPDAT.

Sërish ka deklaruar dy kreditë bankare sëbashku me pjesën e paguar dhe atë të mbetur.

Përgjatë vitit 2

010, të ardhurat nga paga e Markut si prokurore, kapin vlerën e 1.057 715 lekëve, të ardhura nga OPDAT në vlerën prej 15.000 lekëve dhe ardhurat e bashkëshortit në vlerën 587.693 lekë.

Në vitin 2011, Marku ka deklaruar 200 mijë lekë të kursyera, nga paga e saj dhe bashkëshortit, pagën e saj në vlerën 1.322.866 dhe të bashkëshortit 721.223 lekë, të ardhura nga OPDAT në vlerën 125.000 lekë dhe 152,54 dollarë, dhe pagën si pedagoge në Universitetin Gjon Buzuku të Shkodrës në vlerën prej 10.152 lekë si dhe dy kreditë.

Në vitin 2012, ka deklaruar, 100 mijë lekë të kursyera nga të ardhurat në çift, të ardhurat si prokurore dhe pedagoge, përkatësisht në vlerat 1.400.461 dhe 61.560 lekë si dhe pagën e  bashkëshortit në vlerën  prej 886.724 lekë.

Gjithashtu ka deklaruar tre kredi,  një për blerje shtëpie, një kredi konsumatore dhe një të tretë për blerjen e pajisjeve shtëpiake.  Dy  kreditë e para ishin marrë në 2007, njëra me vlerë 6.732.704.51 deri më datë 11.07.2022 si dhe tjetra, 916.457.74 për pesë vite, ndërsa kredia e tretë me një vlerë prej 109.600 lekë.

Ndërsa në vitin 2013, Marku ka deklaruar 250 mijë lekë të kursyera nga pagat në çift, të ardhurat si prokurore dhe pedagoge në vlerat, 1.450.786 dhe 142 920 si dhe pagën e bashkëshortit 812.154. Marku ka raportuar mbarimin e kredisë me vlerë  916.457.74, e cila ishte për pesë vite

Ndërkaq, mbetet ende me dy kredi të tjera. Njëra me vlerë 6.732.704.51 deri më datë 11.07.2022 si dhe kredia prej109.600 lekë.

 vitin 2014, ajo, ka deklaruar të ardhurat si prokurore, pedagoge dhe paratë e marra nga OPDAT, përkatësisht në vlerat 1.567.868,  127.797 dhe  21.084. Gjithashtu ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortit prej 866 279 lekë dhe këstin që merr nga kthimi dhe kompesimi i pronave në vlerën 427.500 lekë.

Në vitin 2015 Marku ka deklaruar të ardhurat nga paga e saj si prokurore dhe të bashkëshortit të saj, si oficer i policisë gjyqësore, përkatësisht në vlerat, 1.592.541 lekë dhe 885.259 lekë.

Këtë vit, ka marrë një kredi të tretë në shumën prej 2.700.000 për të mbyllur kredinë e parë me vlerë 6.732.704.51

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne