Kryeprokurorja ka zyrën, hetimet i drejton tjetërkush

Pa u mbushur 48 orë nga hyrja e Arta Markut në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, numrin 1 të organit të akuzës në Shqipëri e ka vizituar, Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë. Ai është dhe mysafiri i parë i “nuses” së re që u zgjodh nga parlamenti për të çuar përpara hekurave njerëzit e pushtetit. E sugjeruar dhe e mbështetur nga socialistët në pushtet, Arta Marku ka pritur për më shumë se 30 minuta ambasadorin amerikan në vendin tonë, tashmë i njohur për protagonizmin në jetën politike të vendit. Kjo vizitë mund të shihet thjesht si mbështetje për drejtësinë e re, por edhe diçka më shumë se kaq. Mediat duke iu referuar burimeve publikuan detaje që sipas tyre lidhin ambasadorin amerikan me kërkesa të drejtëpërdrejta për të nxitur hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, ku janë përmendur edhe emra, njëri prej të cilëve ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Duke i marrë me rezervë këto publikime, duket një skenar i mundshëm hamendësimi se ish-ministri i Brendshëm mund të bëhet kurban i parë  për të hequr çdo alibi të opozitës se drejtësinë e ka në dorë Edi Rama. Nëse kështu është vendosur nga aleati ynë i madh kështu do të bëhet..

l

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne