Kryetari i Azad Xhamu Kashmir kërkon hapjen e korridorit humanitar në këtë rajon

Kryetari i rajonit Azad Xhamu Kashmir, Serdar Mesud Han u bëri thirrje shoqatave civile ndërkombëtare për të hapur “korridorin humanitar” për t’u plotësuar nevojat themelore njerëzve në provincën Xhamu Kashmir të Indisë.

Në konferencën për shtyp të organizuar në kryeqytetin Islamabad të Pakistanit, Han tha se rajoni i Xhamu Kashmirit mbahet i “izoluar” për 16 ditë nga ana e Indisë dhe se në këtë rajon po jetohet një krizë humanitare.

Han theksoi se populli i Xhamu Kashmirit po përballet me mungesë të ushqimit dhe ilaçeve, ndërsa u bëri thirrje shoqatave civile ndërkombëtare për të hapur “korridorin humanitar” për t’i plotësuar nevojat themelore të banorëve të këtij rajoni.

Ai gjithashtu bëri të ditur se forcat e sigurisë së Indisë kanë ndaluar 6 mijë qytetarë, në mesin e të cilëve edhe aktivistë dhe liderë vendorë politik, ndërsa tha se ata mbahen të burgosur në burgjet jashtë këtij rajoni.

Duke pretenduar se qeveria nacionaliste e Modit po synon një “gjenocid të planifikuar” në Xhamu Kashmir, Han tha se kanë informacione që forcat e sigurisë së Indisë kanë ndaluar, vrarë dhe varrosur në varre pa emër njerëzit e pafajshëm.

Han e paralajmëroi shoqërinë ndërkombëtare që pas heqjes së ndalimqarkullimit situata në këtë provincë do të përkeqësohet edhe më shumë, ndërsa tha se “Pas heqjes së ndalimqarkullimit njerëzit do të dalin në rrugë. Jam i shqetësuar që forcat e sigurisë së Indisë do të përdorin forcë kundër tyre”.

Ai i bëri thirrje Këshilli të Sigurimit të OKB-së për të mbajtur një seancë të hapur ndërsa OKB-së i bëri apel për të hedhur hapa emergjente për çështjen e krizës së Kashmirit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne