Kryetari i KLP takon në Hagë presidentin e Eurojust: Së shpejti një prokuror në agjencinë e BE

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi vizitoi ambientet e Eurojust në Hagë dhe takoi presidentin i Eurojust, z.Ladislav Hamran. Eurojust është agjenci e Bashkimit Europian e fokusuar mbi bashkëpunimi ligjor në çështjet penale midis shteteve anëtare.

Eurojust mbështet me logjistikë dhe informacion vendet të BE-së duke krijuar ura bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimin të integruar të kufijve. Agjencia ka selinë qendrore në Hagë dhe aktualisht përbëhet nga mbi 100 prokurorë nga vendet të Europës.

Takimi është realizuar në kuadër të prezantimit të zbatimit të reformës në drejtësisë dhe krijimi i institucioneve të reja SPAK dhe BKH.

foto galeri

 

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi ka siguruar presidentin i Eurojust, z. Hamran për angazhimin maksimal të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përfaqësim të përhershëm në Eurojust dhe bashkëpunim të ngushtë me partneret europianë në nivel opracional dhe shkëmbim informacioni.

Ibrahimi u shpreh se “kemi nënshkruar tashmë marrëveshjen e bashkëpunimit me Eurojust dhe do të caktojmë së shpejti një prokuror pranë saj. Eurojust do të bashkëpunoj me SPAK dhe BKH në operacione ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit organizuar”.

Kryetari Ibrahimi siguroi presidentin Hamran se prokurori shqiptar i cili do të jetë pjesë e Eurojust do të intensifikojë nivelin e bashkëpunimin në nivel operacional me këtë agjenci duke ndërtuar një kanal komunikimi përhershëm./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne