Kryetari i Kuvendit të BIK-ut: Kina i futi në kantinë disa miliona muslimanë, e pastaj Zoti e futi tërë Kinën në kantinë!

Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ajni Sinani ka folur në lidhje me Koronavirusin në Kinë dhe ka dhënë një prognozim interesant se përse u përhap ky virus vdekjepriurës atje.

Ai ka thënë se kohëve të fundit Kina kishte ushtruar dhunë ndaj muslimanëve, e tani krejt shteti i Kinës është futur në kantinë.

Sipas Ajni Sinanit ekziston edhe një arsye tjetër përse ndodhi kjo. Ai konstaton kështu: “Kinezët deshën që ta shkruanin një Kuran të ri, andaj pasoi ndëshimi i Zotit ndaj tyre”.

Për më tepër, ai ka thënë se kjo gjendje e krijuar atje, ku e tërë Kina është futur në kantinë, i ka arsyet e veta evidente.

Se a është ky mendim i tij personal, apo është fetva e dalë nga Legjislativi i Bashkësisë Islame të Kosovës, mbetet të sqarohet në ditët në vijim.

Në fund të shkrimit të tij ai ka thënë gjithashtu se: “Shyqyr Allahut që jemi muslimanë dhe tregojmë kujdes gjatë ushqimit dhe sillemi me humanizëm”.

Postimi i plotë i Profesor Ajni Sinanit në llogarinë e tij në Facebook:

Nëse virusi corona vjen nga ngrënia e gjarpërinjëve, minjëve, mishit të qenit etj., apo nga ndonjë eksperiment i dështuar mbetet të shihet.

Kina i futi në kantinë disa milionë muslimanë. Tani gjithë Kina është futur në kantinë. Kinezët brenda e jashtë Kinës po kontrollohen. Kështu është kur nuk respektohen ligjet e Zotit qoftë gjatë ushqimit, qoftë gjatë eksperimenteve apo edhe gjatë trajtimit të tjetrit. Kinezët deshën që ta shkruanin një Kuran të ri!

Nuk duhet të tejkalohet në padrejtësi. Sepse pason ndëshkimi. Shyqyr Allahut që jemi musliman dhe tregojmë kujdes gjatë ushqimit, zbulimet shkencore nuk i keqpërdorim dhe edhe ndaj jomuslimanëve sillemi me humanizëm. Elhamdulilah.

Zullumqarit ia shohin sherrin të gjithë. O Allah bëj që zullumi të jet vetëm mbi zullumqarët. Selam

/mejdani

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne