Kryetari i Parlamentit Evropian në “karantinë shtëpiake”

Kryetari i Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli, mori vendim që të mbetet në karantinë në shtëpinë e tij për shkak se fundjavën e kaluar ishte për vizitë në Itali, ku u zbuluan një numër i madh i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19).

Sassoli publikoi një njoftim me shkrim në të cilën thuhet: “Për shkak se fundjavën e fundit e kalova në Itali, si masë parandaluese punën time si kryetar do ta ushtrojë nga shtëpia ime në Bruksel”.

Ai theksoi se gjatë dy javëve të ardhshme do të mbetet në shtëpi, duke apeluar që të gjithë të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për shkak të koronavirusit.

Asambleja e Përgjithshme e Parlamentit Evropian, që planifikohej të mbahej këtë javë në qytetin francez Strasburg, mbahet në kryeqytetin belg Bruksel për shkak të COVID-19./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne