Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan: SHBA drejt luftës së tretë botërore

‘Donald Trump po na dërgon drejt luftës së 3-të botërore’, ka qenë kjo deklarata e Kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Kongresit amerikan, Bob Korker, i cili shprehu shqetësim mbi politikat që po ndjek lideri aktual i Uashingtonit.

Korker tha se Trump po e trajton Presidencën si një show televiziv, ndërsa shtoi se edhe stafi i Shtëpisë së Bardhë e ka patur të vështirë që t’a përmbajë presidentin nga marrja e vendimeve të nxituara. Në këndvështrimin e kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, Bob Corker, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po e çon vendin drejt luftës së tretë botërore. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat, senatori republikan ka shpërthyer në akuza ndaj liderit aktual të Uashingtonit, duke u shprehur se Trump po e trajton presidencën sikur të ishte ‘reality show’. Përfaqësuesi i shtetit të Tenesit në Senat, shkoi edhe më tej duke nënvizuar se stafi i Shtëpisë së Bardhë e ka patur mjaft të vështirë t’a përmbajë presidentin nga marrja e vendimeve të nxituara. Sipas Corker, Presidenca tashmë është kthyer në një kopsht për të rritur që prej ardhjes së Trump. Senatori nuk i kurseu kritikat as kur foli për çështjen e Koresë së Veriut. Ekspertët shprehen se një retorikë e tillë e përdorur ndaj presidentit është diçka mjaft e rëndë, ndikuar nga fakti se senatori bën pjesë në të njëjtën parti me Donald Trump. Corker shihet si një figurë me mjaft influencë në radhët e republikanëve, ndërsa ka qenë senator i Shtetit të Tennesit që prej vitit 2007./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne