Shqiperia

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri pritet të shkarkohet në 30 nëntor nga Parlamenti

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, pritet të shkarkohet nga ana e parlamentit më 30 Nëntor. Lajmi bëhet i ditur nga ABC News, sipas burimeve të së cilës në të njëjtën seancë pritet edhe miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2018. Ndërkohë, mësohet se këtë javë nuk do të ketë seancë plenare.

Para se të votohet në parlament, kërkesa e Partisë Socialiste për shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve.

Klement Zguri u zgjodh në krye të KQZ në bazë të marrëveshjes Rama-Basha dhe socialistët thotë se ai nuk e justifikon qëndrimin në atë detyrë, sa kohë që sipas tyre, ai shkeli ligjin duke mos e shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për Kryebashkiakun e Mallakastrës, i cili preket nga ligji i Dekriminalizimit.

OPINIONE