Bota

Kryetarja e Parlamentit të Sirisë: Armiqtë të rishikojnë qëndrimet e tyre armiqësore

Kryetarja e Parlamentit të Sirisë deklaroi se bota për të përgatitet për bashkëpunim me Sirinë e cila ka dalë ngadhënjimtare në luftën kundër terrorizmit.

Hedije Abas, kryetarja e Parlamentit të Sirisë, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tasnim, e quajti të afërt shkatërrimin e terrorizmit në vendin e saj dhe i sugjeroi armiqtë e Damaskut që sa më shpejtë të rishikojnë qëndrimet e tyre armiqësore kundër Sirisë. Kryetarja e Parlamentit të Sirisë shtoi se lufta gjashtë vjeçare në Siri, nuk është vetëm kundër Damaskut, por është një luftë kundër Boshtit të Rezistencës. Hadije Abas njëkohësisht me këtë theksoi se rezistenca është një bosht që fillon nga Palestina dhe shtrihet nëpër Bejrut Damask e deri në Teheran. Kryetarja e Parlamentit të Sirisë gjithashtu tha se Siria pas fitores përball grupeve terroriste dhe armiqve të saj, do ta fillojë procesin e rindërtimit të vendit në të gjitha nivelet për tu shndërruar në një shtet modern që posedon të gjitha kushtet e shërbimeve, ligjet dhe rikonstruktimin e plotë në të gjitha sektorët. Kryetarja e Parlamentit të Sirisë theksoi se prioritet i ardhshëm i Sirisë, do të jenë marrëdhëniet me vendet dhe bashkëpunimin e gjerë ata të cilët kanë zhvilluar armiqësi me Sirinë dhe kanë mbështetur terroristët, nuk do të kenë kurrfarë rezultati./ PT

OPINIONE

INTERVISTA