Krypeshkopi i të krishterëve Maroni të Libanit takohet me Sa’d Al-Haririn në Riad

Lideri i kishës së të krishterëve Maroni të Libanit është takuar me Sa’d Al-Haririn, kryeministrin e Libanit, në Riad të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se kryepeshkopi Bashare Petros Al-Rrai, lideri i kishës së të krishterëve Maroni të Libanit, i cili ka udhëtuar në Arabinë Saudite, është takuar me Sa’d Al-Hariri, kryeministrin e Libanit.

Krypeshkopi i të krishterëve Maroni të Libanit të hënën ka arritur në Arabinë Saudite dhe para takimit me Al-Haririn, ka zhvilluar një takim me mbretin Selman të Arabisë Saudite. Sa’d Al-Hariri më 4 nëntor me anë të një deklarate të lexuar në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Libanit. Shumë funksionarë dhe personalitete të Libanit besojnë se dorëheqja e papritur e Al-Haririt e deklaruar në Riad, është bërë vetëm nën presionin e Arabisë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne