Kryqi i kuq ndërkombëtar shpreh shqetësime mbi gjendjen e myslimanëve Rohingya

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq së bashku me komitetin ndërkombëtar të Gjysmë Hënës së Kuqe kanë shprehur shqetësimin mbi gjendjen e myslimanëve Rohingya.

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq së bashku me komitetin ndërkombëtar të Gjysmë Hënës së Kuqe kanë vlerësuar se do të duhen rreth 200 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët myslimanë, Rohingya, të cilët kanë ikur nga Mianmari për në Bangladesh. Bangladeshi dhe organizatat humanitare po bëjnë përpjekje të ndihmojnë mbi 900 mijë Rohingya që kanë arritur në Bangladesh, që kur myslimanët Rohingya kishin marrë ofensivë në Mianmar. Bangladeshi tashmë po strehon rreth 900 mijë Rohingya që kanë ikur nga dhuna dhe persekutimi në Mianmarin me shumicë budiste. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndihma financiare prej 780 milionë dollarësh por numri i refugjatëve në këtë vend po vazhdon të rritet. “Tani për tani, po shqyrtojmë shumën prej 200 milion dollarësh” ka thënë Robert Watkins, koordinator i Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Mianmari vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat për spastrim etnik ndaj pakicës myslimane Rohingya./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne