KS i OKB-së mblidhet për dhunën në Gazë, por pa rezultate konkrete

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (KS i OKB-së) organizoi një mbledhje urgjente pas vrasjes së 17 civilëve palestinezë dhe plagosjes së 1 mijë e 500 të tjerëve nga ana e ushtarëve izraelit në Rripin e Gazës.

Këshilli i Sigurimit është mbledhur në një mbledhje urgjente të kërkuar nga Kuvajti për të diskutuar në lidhje me dhunën kundër palestinezëve në Gazë.

Gjatë mbledhjes u shprehën shqetësimet nga përshkallëzimi i dhunës në Rripin e Gazës.

Gjatë mbledhjes zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres tha se “Sekretari i Përgjithshëm bën thirrje për një hetim të pavarur dhe transparent në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu ai shprehë gatishmërinë për të kontribuar në rigjallërimin e bisedimeve të paqes”.

Mirëpo anëtarët e Këshillit të Sigurimit në këtë mbledhje nuk arritën në marrëveshje mbi një deklaratë të përbashkët.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Anglisë bënë të ditur se zyrtarët izraelit nuk morën pjesë në këtë mbledhje për shkak të festës hebreje.

Përfaqësuesi i Palestinës, Riad Mansur tha se në Gazë është bërë një masakër e madhe, ndërsa reagoi ashpër mosmarrjen e vendimit të përbashkët nga ana e Këshillit të Sigurimit.

“Palestinezët që jetojnë në territoret e pushtuara janë të zhgënjyer. Këshilli nuk u vë në veprim për të ndaluar, dënuar dhe për të ndëshkuar përgjegjësit për këtë masakër të urryer”, bëri të ditur Mansur.

Ai gjithashtu akuzoi ShBA-në për pengimin e Këshillit për ti përmbushur përgjegjësitë, ndërsa vijoi duke thënë se “ShBA-ja duhet të respektoj të drejtën ndërkombëtare dhe të mos pengojë Këshillin të vihet në veprim për çështjen palestineze”.

Në anën tjetër Liga Arabe, Katari, Kuvajti dhe Egjipti dënuan ashpër dhunën e ushtarëve izraelit ndaj palestinezëve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne