KS i OKB-së sot mblidhet në një mbledhje urgjente për çështjen e Gazës

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet në një mbledhje urgjente në lidhje me martirizimin e 59 dhe plagosjen e më shumë se 2 mijë palestinezëve nga ana e forcave të sigurisë të Izraelit gjatë protestave në Gazë.

Bëhet e ditur se mbledhja e ftuar nga ana e Kuvajtit, që është anëtar i përkohshëm i KS të OKB-së, do të mbahet sot.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjatë konferencës për shtyp të organizuar pas takimit me Kryeministrin e Austrisë, Sebastian Kurz, i bëri një vlerësim situatës në Gazë.

Guterres tha se humbja e jetëve të një numri të madh të palestinezëve gjatë protestave është “një situatë alarmante”, ndërsa forcave të sigurisë të Izraelit, të cilat përdorin plumba luftarak ndaj protestuesve, i bëri thirrje për vetëpërmbajtje në përshkallëzimin e tensionimit.

Sekretari i OKB-së gjithashtu bëri të ditur se Hamasi mbanë përgjegjësinë për ndalimin e akteve të ndryshme provokuese gjatë protestave.

Antonio Guterres shtoi se zgjidhja e problemit mes Izraelit dhe Palestinës nuk ka alternativë tjetër përveç zgjidhjes me dy shtete, kryeqyteti i të cilave do të jetë Jerusalemi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne