KS i OKB nuk pranon kërkesën e SHBA dhe Izraelit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk u pajtua me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe të regjimit sionist për të forcuar forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara të vendosura në Libanin jugor (UNIFIL).

Rrjeti televiziv Al-Mejadin, njoftoi se ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit kërkuan të rrisin forcat e UNIFIL-it duke ushtruar presion mbi Këshillin e Sigurimit të OKB, ky këshill kundërshtoi çdo ndryshim në misionin e UNIFIL. Kërkesa për zgjatjen e misionit të UNIFIL në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të paraqitet nga Franca më 30 janar 2018. Qeveria libaneze dëshiron vazhdimin e misionit të UNIFIL. Misioni UNIFIL është vendosur në Liban më 23 mars 1978, për të parandaluar pushtimin e Libanit nga regjimi sionist, por nuk e ka penguar në mënyrë efektive Izraelin që të pushtonte Libanin. Rezoluta 1701 e KS të OKB-së, e cila u lëshua pas përfundimit të luftës mes regjimit izraelit dhe Libanit në vitin 2006, ka penguar regjimin sionist që të ndërmarrë veprime armiqësore kundër Libanit, por ky regjim, duke shpërfillur këtë rezolutë pothuajse çdo ditë, shkel hapësirën ajrore, detare dhe tokësore libaneze./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne